Home / Politika / FMN i “lë detyrat” Shqipërisë: Ecni para me reformën në drejtësi

FMN i “lë detyrat” Shqipërisë: Ecni para me reformën në drejtësi

Fondi Monetar Ndërkombëtar mbylli marrëveshjen tre vjeçare me Shqipërinë, dhe për Bordin e drejtorëve kjo mund të cilësohet si një arritje shumë e mirë për Shqipërinë.

“Programi u arrit me sukses duke e vendosur Shqipërinë në rrugën e përmirësimit të financave publike. Falë përpjekjeve të autoriteteve shqiptare, ne mundëm të mbështesim reformat që janë kritike për rritjen. Programi forcoi kuadrin ligjor, reduktoi dobësinë e ekonomisë, dhe ndihmoi në ruajtjen e qëndrueshmërisë ekonomike, pavarësisht faktorëve të jashtëm”, ka thënë Anita Tuladhar, kreu i FMN-së për Shqipërinë.

Por megjithatë FMN shprehet se Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të forcuar rritjen dhe qëndrueshmërinë e saj ekonomike.

Për këtë, institucioni financiar ndërkombëtar kërkon ecjen para me reformën në drejtësi, të mbështetur nga BE, si dhe reformat e tjera të lidhura me të, “për të trajtuar shqetësimet e qeverisjes dhe një sistem joefikas të drejtësisë”.

Sipas deklaratës së publikuar nga vetë FMN, duhet të vijojnë përpjekjet për të ulur borxhin publik dhe nevojat e huamarrjes. Gjithashtu kërkohet reforma e taksës së pronës dhe reduktimi i përjashtimit nga taksat.

“Shqipëria duhet të bëjë menaxhimin publik financiar më efiçent dhe të modernizojë administratën tatimore”, thuhet më tej.

Gjithashtu e rëndësishme për FMN është që të zgjidhë shtesën e borxhit që bllokon dhënien e huave.

Por mbyllja e marrëveshjes nuk nënkupton se FMN do të largohet nga Shqipëria, as gjatë periudhës së zgjedhjeve.

“Që do të thotë që ne do të vazhdojmë të punojmë shumë ngushtë me FMN ashtu siç kemi punuar gjatë gjithë periudhës parazgjedhore, gjatë zgjedhore, post zgjedhore deri në fund të vitit për të marrë një vendimn të ri që është tagër i qeverisë Rama 2 për të pasur një program të ri dhe çfarë programi do të jetë ai”, është shprehur dy ditë më parë ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Ndërsa përfaqësuesi i përherhshëm i Fondit për Shqipërinë, Jens Reinke në një intervistë për Top Channel i kërkoi opozitës të kthehet në Parlament për reformat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.