PolitikaRajoni

Mogherini nis sot turin e vizitave në Ballkan

Shefja e Diplomacisë në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini këtë të mërkurë nis turneun e vizitave disa ditore në Ballkanin Perëndimor.

Këto vizita raportohet të kenë karakter të dyfishtë – fillimisht të ardhmen e përbashkët të BE­-se dhe Ballkanit Perëndimor dhe më pas marrëdhëniet bilaterale të vendeve të BE-­së dhe vendeve të këtij rajoni.

Gjatë qëndrimit të saj në Ballkan nga 1 deri më 4 mars, Mogherini do të që qëndrojë në Tiranë, Sarajevë, Prishtinë, Beograd, Podgoricë dhe në Shkup..

Ajo do të zhvillojë takime me përfaqësuesit institucional të të gjitha vendeve, përfshirë qeveritarët, ata nga Kuvendi dhe përfaqësuesit e partive politike.

Pas vizitës, Mogherini menjëherë do të raportojë para shefave të diplomacive të të 28 vendeve anëtare në Këshillin e Ministrave gjatë takimit që do të mbahet në Bruksel më 6 mars.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button