Politika

Qeveria vendos: Dëmshpërblim 100% për banorët e Zharrëzës

Zv/kryeministri Niko Peleshi njoftoi se qeveria ka vendosur për vlerësimin e përshpejtuar të dëmeve në banesat e Zharrëzës dhe dëmshpërblimin 100% të tyre.

“Afati është 30-ditor dhe kërkojmë bashkëpunimin e banorëve. Banorët e dëmtuar të Zharrëzës do të dëmshpërblehen 100%. Në këtë mënyrë, adresohet problematika në Zharrëz”, deklaroi Peleshi.

“Ka nisur puna për kontraktimin e ekspertizës së pavarur për shkaqet e lëkundjeve”, shtoi Peleshi.

Zv/kryeministri kujtoi edhe se në datën 27 shkurt është urdhëruar Bankers që të ndalojë injektimin e ujit në gëlqerorë dhe të gjejë alternativa të tjera, për të shmangur kështu lëkundjet e tokës.

Pas këtij vendimi të qeverisë, banorët e Zharrëzës kanë ndërprerë grevën para Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button