roze

Obamat një libër për Shtëpinë e Bardhë

Barack dhe Michelle Obama kanë bërë një marrëveshje për të botuar libra për kohën e tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Ish presidenti dhe ish Zonja e Parë kanë firmosur me Penguin Random House, e cila luftoi me konkurrentët për këtë.

Termat financiarë të kësaj marrëveshje nuk janë përcaktuar, megjithëse Financial Times shkruan se kompania do të paguajë më shumë se 65 milionë dollarë për të drejtat e autorit.

Për krahasim, demokrati Bill Clinton fitoi 15 milionë dollarë për të drejtat për librin e tij “My Life”, në 2004, pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa paraardhësi i Obamës, Xhorxh Bush mori 10 milionë dollarë për librin e tij “Decision Points”.

Ende nuk dihet se si do të quhet libri apo kur do të botohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button