Home / Ekonomia / Ahmetaj: Reforma në drejtësi, thelbësore për investimet e huaja dhe rritjen e punësimit

Ahmetaj: Reforma në drejtësi, thelbësore për investimet e huaja dhe rritjen e punësimit

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ‎mori pjesë sot në Takimin Kombëtar të Dizenjuesve të Rinj shqiptar, projekt i përbashkët mes MMSR dhe IADSA.

Ahmetaj tha se “trajnimi dhe kualifikimi profesional, në funksion të rritjes se punësimit dhe mirëqenies sociale në Shqipëri”, ndërsa theksoi se punësimi është prioriteti i qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Financave foli edhe për reformën në drejtësi, duke theksuar se ajo është “thelbësore për ekonominë, investimet e huaja dhe rritjen e punësimit”

“Ashtu siç jemi të vendosur për reformën në drejtësi, ashtu jemi edhe të vendosur për rritjen e punësimit

Pa‎ reformë në drejtësi, nuk mund të ketë një Shqipëri të zhvilluar”, tha Ahmetaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: