Home / Politika / Debati për bordin e ONM, Nishani takon Calaveran: Të shmangen tentativat për politizim të procesit

Debati për bordin e ONM, Nishani takon Calaveran: Të shmangen tentativat për politizim të procesit

Presidenti Nishani zhvilloi gjatë ditës së sotme një takim me drejtuesen e ONM Ruiz-Calavera.

Pas debateve për bordin e ONM dhe kërkesës së bërë nga ministri i Drejtësisë Petrit Vasili për rishikim e tij se bie ndesh me Kushtetutën, Presidenti e ka mirëpritur lerën e ministrit.

Gjatë takimit me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Drejtuese e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, znj. Genoveva Ruiz-Calavera, Presidenti Nishani theksoi se ”e çmon punën e madhe që është bërë deri tani në këtë drejtim”.

Më tej gjatë fjalës së tij presidenti u ndal ne dy pika ku evidentoi se: “Dy elementët që kanë qenë dhe mbeten thelbësorë për suksesin e reformës në drejtësi janë konsensusi dhe besueshmëria. Ai inkurajoi zonjën Calavera, dhe nëpërmjet saj institucionet e Bashkimit Evropian, që të nxisin më tej procesin në këtë trajektore, me qëllim rritjen e besimit ndërmjet palëve dhe tek qytetarët shqiptarë”.

Nishani tha se partneret ndërkombëtare janë ftuar me sinqeritet për të marrë pjesë në realizimin e reformës në drejtësi.

Kreu i Shtetit gjithashtu theksoi se ftesa e drejtuar ndaj partnerëve ndërkombëtarë për të ndihmuar në realizimin e reformës në drejtësi ka qenë shumë e sinqertë, ndaj përfshirja e tyre edhe në Kushtetutën e vendit, edhe pse përbën një rast unik, është gjykuar si thelbësore për zbatimin efikas të reformës.

Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës informoi se në cilësinë e Kreut të Shtetit ka kërkuar zbatimin rigoroz të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit nga të gjitha palët përfshirë dhe partnerët ndërkombëtarë, siç janë miratuar konsensualisht në Kuvendin e Shqipërisë dhe dekretuar nga Presidenti i Republikës, duke besuar në suksesin e këtij procesi të pakthim.

Në fund të takimit, Presidenti Nishani vuri në dukje edhe domosdoshmërinë e shmangies së çdo tentative për politizimin e procesit, duke inkurajuar transparencën, paanshmërinë dhe kushtetutshmërinë e tij në çdo etapë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: