Home / Parlamentare / Rama flet para deputetëve të tij: Pse jam i revoltuar

Rama flet para deputetëve të tij: Pse jam i revoltuar

Kryeministri Edi Rama gjatë seancës së sotme të Kuvendit ku ndodheshin vetëm deputetët e shumicës ka folur lidhur me zbatimin sa më shpejt të vettingut.

E ndërsa, qindra metra larg nga vendi ku njëkohësisht po fliste Berisha, Rama tha se kjo shumicë është e revoltuar për faktin se nuk i është hapur rrugë vettingut.

Pa asnjë diskutim rritja ekonomike që ne kemi siguruar përmes reformave transformuese që kemi ndërmarrë me kurajo dhe vendosmëri, është e pamjaftueshme. Kush ka sot pakënaqësi apo edhe inat për situatën në të cilën ndodhet, të vetmin aleat që ka, ka këtë shumicë qeverisëse. Sepse pa asnjë diskutim edhe ne jemi të pakënaqur, jemi të revoltuar në përpjekjen tonë për ti hapur rrugë vettingut dhe për të pastruar Pallatin e Drejtësisë dhe pastrimin e rrugës nga një pengesë e madhe që është një nga arsyet që Shqipëria nuk ka bërë dot në 20 e ca vite, edhe pse Shqipëria mund të bëjë shumë më tepër me potencialet e veta”,tha Rama.

Sipas tij “historia e Zharrëzës tregoi edhe njëherë se njerëzit që kanë halle, kanë vetëm një aleat në këtë vend, këtë shumicë. Nëse ka një qeveri që ka vënë kontroll në emër të interesit publik në sektorin e naftës, është kjo qeveri. Të vish këtu e të kërkosh llogari për kancerin dhe azmën siç bëjnë të gjithë ata që rrotullojnë thikën në plagët e hapura, është një përpjekje e dëshpëruar. Çdo qytetar e çdo prind që mendon për të ardhmen ka vetëm një rrugë për të garantuar të ardhmen, kjo rrugë është aleanca me këtë shumicë. Çdo aleancë tjetër është kthim mbrapa në historitë me të cilat kemi tre vjet e gjysmë që luftojmë për tu ndarë”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: