Home / Te ndryshme / 5 gënjeshtrat e industrisë ushqimore, kimikatet që po na “vrasin”

5 gënjeshtrat e industrisë ushqimore, kimikatet që po na “vrasin”

Nëpër dyqane çdo gjë është e freskët, çdo gjë është natyrale dhe natyrisht plot vitamina. Çdo produkt është bio dhe që të gjitha janë të shëndetshme për ne. Së paku, kështu shkruan në etiketa. Por, realiteti është pak më ndryshe…

1. 100% lënde natyrale 

lenge-natyral111

Të gjithë kemi rastin të shohim produkte të prodhuesve të mëdhenj, rafte të gjata përplot me lëngje të ndryshme, të cilët bëjnë gara se paketimi i kujt do të jetë “sa më natyral’ me mbishkrime të mëdha 100% natyrale dhe me fotografi tepër të bukura të pemëve, pa e harruar listën e vitaminave dhe natyrisht fjalën: i freskët.

E po, përse të mos u besojmë. Lëngjet nuk janë sikur prodhimet e mishit, nëse bën lëng nga molla, e shtrydh mollën dhe përfton lëngun… Megjithatë… ekzistojnë arsye të jemi skeptikë, sepse të gjitha ato lëngje të freskëta mund të jenë të vjetra edhe deri në një vit e gjysmë.

A keni pyetur ndonjëherë përse janë 100% natyrale, lëngje të shtrydhura të freskëta, pa aditiv, siç shkruan në ambalazhin e tyre, mund të kenë shije të ndryshme?

Procesi i prodhimit të lëngjeve vërtet fillon me shtrydhjen e pemëve… fatkeqësisht, aty të gjitha pjesët ‘normale’ të procesit përfundojnë. Lëngu i shtrydhur menjëherë i ushqen përgatitësit e mëdhenj nga të cilët eliminohet oksigjeni, gjë që i mundëson lëngut të qëndrojë edhe deri një vit pa u prishur.

Në atë mënyrë kompanitë mund të nxjerrin në treg lëngje gjatë tërë vitit, pa marrë parasysh a është sezoni i pemëve apo jo.

Mirë, pra lëngu nuk është i freskët. Mirëpo, nuk është kjo e gjitha.

Në procesin e eliminimit të oksigjenit nga përgatitësit, humbet shija e lëngut. Tani keni përbërës të shumtë të lëngut i cili ka shijen e letrës… Për këtë shkak ekzistojnë kimikate të posaçme të cilat quhen ‘paketa të shijes’ dhe të cilat kryesisht i prodhojnë kompanitë që prodhojnë edhe parfume.

Kimikatet e tilla i shtohen lëngut i cili ka shijen e letrës  dhe ja “rezultati”: 100% lëngu natyral është i gatshëm. Për shkak të numrit të madh “të mungesave” në ligje, shumica e kompanive nuk çajnë fare kokën që të shkruajnë përbërjen e vërtetë të lëngut.

2.  100% Mjaltë natyral

mjalti2

Prodhimi i mjaltit duket sikur një proces i thjeshtë: bletët e prodhojnë, ariu e vjedh, ndërkaq ju e hani (apo diç ngjashëm me këtë).

Mirëpo ajo që  duhet të na brengosë është fakti që shumica e kompanive të cilat merren me shitjen e prodhimit, mjaltin e blejnë në Kinë – në shtetin ku piperi prodhohet nga balta.

Shpesh nga mjalti i këtillë filtrohet poleni në mënyrë që të fshihet prejardhja e tij, pastaj i shtohet shurup misri, si edhe ëmbëltues artificialë.

Edhe pse, sipas ligjit, ky prodhim nuk duhet të quhet ‘mjaltë’ nëse nuk ka polen brenda, me rastin e hulumtimeve është konstatuar që shumica e markave  të popullarizuara nuk kanë pasur edhe asnjë thërrmijë poleni.

3. 100% mish pule natyrale

Raw chicken breast fillets

Mishi i shijshëm, 100% i pulës natyrale është i mbushur me plot materie të ndryshme, në të cilat bëjnë pjesë madje edhe mbetjet e mishit të lopës dhe të derrit.

Ky është lajm posaçërisht i keq për hebrenjtë, indianët dhe myslimanët (por edhe për cilindo qoftë religjion tjetër ku posaçërisht ndalohet konsumimi i mishit të derrit).

Madje, edhe kur të jeni të sigurt që mishi i pulës në tryezën tuaj nuk është “i ngopur” me mbetje të industrisë së mishit, akoma siguria që po konsumoni 100% mish pule natyrale është shumë e ulët. Që nga vitet ’70 të shekullit të kaluar, praktikë e rregullt është “pompimi” i zogjve me diçka që quhet shtojcë e shijes.

Industria e mishit thotë që ky proces shton shijen e mishit të pulës, i cili prandaj ka qenë tepër i dobët. Natyrisht, harrojnë të përmendin edhe faktin  që mishi i pulës është dobët dhe me muskuj, sepse pulat rriten në kushte të tmerrshme – për t’u prodhuar mishi i pulës sa më shpejt dhe në sasi sa më të mëdha.

Mishi i pulës rregullisht ‘pompohet’ derisa substancat të cilat me çdo kusht duhet të jenë aty, derisa të mos plotësojnë edhe deri në 30% të zogut të pulës.

Nuk është as për t’u çuditur që e shesin me kilogram…Natyrisht, mund të provoni t’i shmangeni këtij mishi pule hibride duke blerë vetëm ato të cilat janë “100% natyrale” që u shkruan në etiketë, edhe pse në të vërtetë do të blini një të tillë, të shijshme (të pompuar).

4. 100% vaj natyral ulliri

vaj ulliri4

Edhe pse në të vërtetë është vetëm yndyrë, vaji i ullirit është njëri ndër ato produkte të cilat janë shënuar si “yndyra të mira”. Shkencëtarët konstatojnë që vaji i ullirit mund të ndihmojë në pengimin e sëmundjeve të zemrës dhe në përgjithësi i bëjnë mirë shëndetit… mirëpo me siguri vajin e tillë as që do të mund ta provoni ndonjëherë.

Sado që të duket e pakuptimtë, vaji i ullirit është njëri ndër bizneset kryesore të mafisë italiane. Mjafton vetëm fakti që Jo Profaci, është Doni i vërtetë, i cili ka shërbyer edhe si inspirim personazhit legjendar Don Vito Corleones nga filmi kult “Kumbara”, ka qenë i njohur me nofkën “Mbreti i Vajit të Ullirit”.

Dëshmitë nxjerrin në pah që puna në hije e lidhur me vajin e ullirit ka qenë problem i madh në botë tashmë me shekuj. Madje edhe populli i lashtë sumer ka pasur mafinë e vet të vogël të vajit të ullirit.

Vaji i cili sot arrin në tryezën tonë përmban vetëm një sasi të vogël vaj ulliri, kryesisht në çdo shishe gjenden edhe deri në 80% shtojca, nga të cilat më së shumti vaj i lirë luledielli.

5. 100% mish natyral

mish gjedhi 5

Nëse keni sjellë në shtëpi ndonjë copë mishi të freskët e të lëngshëm, nuk keni arsye të brengoseni. Nuk është qëllimi ynë t’ju themi që ai nuk është copë mishi  aq më tepër, shanset janë të mëdha që të jenë disa shtresa  edhe nga një ‘imtësi’ e cila kalimthi është gjendur në dysheme të thertores.

Me siguri kurrë nuk keni pasur rastin të dëgjoni për substancën e cila quhet ‘transglutaminozë’ apo thënë me fjalë të thjeshta, ngjitës mishi.

Këtë substancë do të duhej të përdornin vetëm kuzhinierët të cilët dëshirojnë t’i ngjisin pjesë të ndryshme të mishit në racionet e shtrenjta të cilat mund të porositen në restorante, mirëpo fatkeqësisht  rregullisht përdoret edhe në thertore. Gjatë procesit të veçantë industrial të shndërrimit të kafshëve në ushqim të shijshëm, goxha mish bëhet ‘mbetje e papërdorshme’.

Pjesë të mbetjeve të këtilla bashkohen me transglutaminozë madje aq mirë saqë copa e re e mishit duket si edhe çdo pjesë tjetër e mishit cilësor dhe të shtrenjtë. Procesi i këtillë i prodhimit jo vetëm që ju shet mbetje me çmimin e mishit më cilësor, por paraqet edhe rrezik për shëndetin, duke pasur parasysh që është e pamundshme të gjeni gjurmë helmimi meqenëse në copën e mishit që keni blerë mund të gjendet mish i dhjetëra gjedhëve.

Ngjitësi i mishit në mënyrë të përsosur funksionon edhe te mishi i pulës dhe te frutat e detit, gjë që sërish është lajm i keq për hebrenjtë, indianët dhe myslimanët, sepse ngjitësi i mishit bëhet nga gjaku i lopëve dhe i derrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.