Kosova

Arrestohet deputetja Donika Kadaj Bujupi në kufi me Maqedoninë

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi është arrestuar nga policia në kufi me Maqedoninë.

Lajmi është bërë i ditur nga Lëvizja Vetëvendosje, ku thuhet se arrestimi i saj është bërë për “vepra të mëhershme dhe është skandal i papranueshëm”.

Njoftimi i VV-së:

ARRESTIMI I DONIKA KADAJT ËSHTË I PAPRANUESHËM

Policia ka arrestuar deputeten Donika Kadaj në kufi me Maqedoninë. Arrestimi i saj është bërë për vepra të mëhershme dhe është skandal i papranueshëm.

Ky arrestim, në kohën kur paralajmërohet sjellja e demarkacionit në Kuvend, është provokim i situatës. Sjellja e këtij pushteti përballë opozitës është bërë e patolerueshme. Këto veprime të padrejta të një pushteti kriminal do ta tensionojnë situatën.

Përndjekja e deputetëve e aktivistëve të ndalojë menjëherë. Marrëveshja për demarkacionin nuk duhet të vijë në Kuvend. Demarkacioni nuk kalon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button