Maqedonia

Zaev: E vërteta e bisedës me Ali Ahmetin dhe partitë shqiptare

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev zbardh detaje nga biseda me Ali Ahmetin dhe partitë shqiptare.

Ai theksoi se është kundër ndryshimeve kushtetuese kur është fjala për himnin, flamurin dhe stemën, por se debati nuk duhet që të ndalet, ai duhet që të vazhdojë.

Sipas tij, “nuk është diskutuar për ndonjë platformë, rreth 80 për qind e asaj që kam biseduar me Ahmeti ka qenë si ti kthejmë paratë e vjedhura prapa, si do ti rrisim pagat e qytetarëve. Budallallëk është ajo se do të dënohen qytetarët nëse nuk flasin shqip”.

Duke folur për një emision në TV24, ai tha se “po manipulohet me popullin se paratë do të jenë në dy gjuhë. Në 32 komuna në vend është dygjuhësia, Kumanova ka tregjuhësi, cilin e manipulojnë ata. Gjuha është për t’u kuptuar njerëzit. Të mos trembemi nga asgjë, çfarë nebulozë është ajo, duhet të udhëhiqemi nga nevojat e qytetarëve”, – tha lideri i LSDM-së.

Ai theksoi se pavarësisht “vendimit të Ivanovit që të mos ua japë mandatin 67 deputetëve, kjo nuk do të thotë se s’do të kemi një qeveri”.

Zaev është pothuajse i sigurtë se Ivanov përsëri do ta japë mandatin.

Manipulimi i qytetarëve është banditizëm dhe mbrojtja e interesave të tyre. Gruevski e tërheq Maqedoninë në skenare të rrezikshme.

Platforma u publikua më herët dhe Gruevski ishte i gatshëm për ta bërë gjuhë të dytë gjuhën shqipe vetëm e vetëm për ta zhbërë PSP-në. Ivanovi nuk kërkoi 61 mandate nga VMRO-DPMNE-ja, këtë e kërkoi nga ne”, – tha Zaev.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button