Politika

Trump, mesazh Ramës: Do punojmë në partneritet me njëri-tjetrin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump i ka kthyer përgjigje urimit të kryeministrit Edi Rama.

Mesazhi i Trump është publikuar nga vetë nga Rama në Facebook.

Mesazhi i Trump për Edi Ramën

“I dashur Kryeministër,

Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.

Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin.

Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit.

Sinqerisht i Juaji,

Donald J.Trump”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button