Home / Te ndryshme / Sinjalet sekrete të Mbretëreshës

Sinjalet sekrete të Mbretëreshës

Çanta e Mbretëreshës është aq identifikues sa kurora apo qeni i saj, por kthehet në një aksesor mjaft të rëndësishëm kur e mban me vete në evente të ndryshme zyrtare.

Sipas historianit mbretëror, Hugo Vickers, monarkja e përdor çantën e saj për të dërguar sinjale sekrete stafit, duke u treguar se kur është gati t’i japë fund një bisede.

Ai ka thënë për revistën “People” se nëse Mbretëresha e kalon çantën nga njëra dorë në tjetrën, do të thotë se është gati t’i japë fund një bisede.

“Për fat të mirë, ata e kuptojnë shumë lehtë. Dikush do të vijë dhe do t’i thotë: Zotëri, Arqipeshkvi i Canterbury do të ishte i kënaqur tju takonte!”.

Sipas Vickers, nëse Mbretëresha do të dontë të largohej me mirësjellje nga një bisedë, bën një gjest domethënës duke rrotulluar unazën, si shenjë që stafi të ndërhyjë.

Gjithashtu, kur ka takime zyrtare në Pallatin e Bakingamit, ajo përdor një sirenë sekrete për t’i thënë stafit që të hapë dyert dhe për të shoqëruar të ftuarit.

Më herët është bërë e ditur se kur mbretëresha vendos çantën mbi tavolinë në një event, është një paralajmërim se për pesë minuta ajo do të bëhet gati të largohet. Mbretëresha megjithatë nuk është e vetmja që çantën e dorës e ka më shumë se një aksesor për të kompletuar veshjen. Të njëjtën gjë bën dhe Dukesha e Kembrixhit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: