Home / Politika / Rama zgjidhet Zv.President i Internacionales Socialiste

Rama zgjidhet Zv.President i Internacionales Socialiste

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është zgjedhur Zëvendës President i Internacionales Socialiste.

Ky është mandati i dytë i Kryeministrit Rama si Zëvendës President ndërsa mandatin e parë e kishte në vitin 2013.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë kryeministri i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka felenderuar Internacionalen Socialiste për besimin që i ka dhënë me votën pro propozimit.

“Faleminderit Internacionales Socialiste për besimin e shprehur me votën pro propozimit për Zv.President të saj 🙏 #KrenarpërPS” shkruan Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: