roze

Një balerinë shqiptare në New York

Adela Lami e ka ngritur karrierën mes Tiranës dhe Nju Jorkut. Balerina e njohur e cila ka një kontratë me kompaninë “Ajkun Ballet Theatre” në Nju Jork.

Sot ajo është një nga balerinat më të suksesshme. E ka nisur karrierën shumë herët në Akademinë e Yjeve për të qenë më pas një nga solistes e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Prej një viti ajo jeton në Nju Jork pasi ka nënshkruar një kontratë me kompaninë “Ajkun” dhe po synon ta zhvendosë karrierën atje. Për shkak të angazhimeve me këtë kompani asaj i duhet të udhëtojë shumë.

E fotot nga udhëtimet e saj të shpeshta anembanë botës në rrjetet sociale e kanë bërë të njohur edhe më shumë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button