Maqedonia

BDI vendos të jetë pjesë e qeverisë

Zhvillime të reja në politikën maqedonase. Kryesia e partisë së Ali Ahmetit, BDI ka vendosur që të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme dhe shumicës së ardhshme parlamentare me LSDM, partinë e Zoran Zaev.

“Nuk pati taktika për të blerë kohë apo diçka të ngjashme. E kishim patjetër të bëjmë analiza thelbësore dhe të detajizuara deri sa të shteronim të gjitha kanalet që të shpien drejt një zgjidhjeje reale”, theksoi lideri i BDI-së Ali Ahmeti për TV24 pas takimit që pati me kryesinë qendrore.

“Vendimi ka qenë unanim, u shterën të gjitha debatet. Të gjithë kanë shprehur vullnetin e lirë që mbështesin mandatarin dhe nuk mendoj se do të ketë ndonjë tërheqje nga ata që kanë bërë premtime dhe atë premtim duhet ta mbajnë. BDI ka debatuar mbi situate dhe opsione reale të mundshme dhe janë shterur të gjitha debatat dhe sonte ka qenë vednimi përfundimtar, njëzëri”­, theksoi Ahmeti.

Lidhur me zgjedhjet lokale, ai tha se patjetër ato të mbahen në kohën e paraparë ligjore, që është maji i vitit 2017.

I pyetur se a ka gjasa që deri të hënën të arrihet të zgjidhet Kryetari i Kuvendit, Ahmeti është përgjigjur se nuk dëshiron të paragjykojë me situata hipotetike.

Ndërsa mbrëmë zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani tha se “Vendimi i kryesisë qendrore të BDI-së është që të reflektojë vullnetin e shqiptarëve të shprehur në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe të jetë pjesë e një qeverie në frymën e Marrëveshjes së Ohrit për të krijuar një shtet juridik dhe për të garantuar rrugën e integrimeve në NATO dhe në Bashkimin Evropian”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button