Home / Politika / Blushi: Jo qeveri teknike, por zgjedhje me standarte

Blushi: Jo qeveri teknike, por zgjedhje me standarte

Kreu i LIBRA-s, deputeti Ben Blushi, teksa ka qenë në Vlorë për mbledhjen e firmave që do i paraqiten KQZ-së për regjistrimin e LIBRA si forcë politike në garën zgjedhore të 18 qershorit, i ka dhënë sërish përgjigje pyetjes se përse nuk i bashkohet protestës së PD-së.

Blushi deklaroi se vendi nuk ka nevojë për qeveri teknike. Kjo, pasi sipas tij edhe kjo qeveri që është ‘qeveri teknike’ dhe nuk po kryen dot asnjë nga premtimet që ka mbajtur.

Sipas Blushit, i vetmi premtim që mbajti kjo qeveri teknike, ishte kanabizimi i Shqipërisë. Blushi theksoi se e rëndësishme është të hyjmë në zgjedhje me standarde pozitive, ndërsa sugjeroi votimin elektronik.

Blushi tha se parashikohet që të mblidhen vetëm në pak ditë rreth 10 mijë firma. Po ashtu ai pohoi se shpreson që Rama mos t’ja bllokojë kandidaturën, siç i pengoi garën për kryetar të PS-së, përballë tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.