Home / Arte / Ekspozita / Eros dhe fjalë në telajot e Dritan Nasit

Eros dhe fjalë në telajot e Dritan Nasit

Artisti vjen me ekspozitën personale “Fjalë nën telajo” në 9 mars në Muzeun Historik Kombëtar
Ashtu si në pikturat e Van Gogh, drita komunikon lehtë me ty, në pikturat e Dritan Nasit, drita është elementi që të çon drejt historisë që mbart piktura. Me një aftësi për tu bërë menjëherë pjesë e jotja, telajot e mëdha të artistit janë dimensioni i ri i bashkëkohësisë në pikturën shqiptare. “Fjalë nën telajo” quhet ekspozita që artisti Dritan Nasi do të hapë më 9 mars në Muzeun Historik Kombëtar.

Një komunikim përmes erosit dhe ngjyrave tablotë e mëdha të Nasit, janë një udhëtim në kohë, por dhe brënda qënies njerëzore. Artisti të kujton teknika që edhe me me një traditë të mirë në pikturën shqiptare këto vite duket se janë harruar. “Gjithnjë më ka pëlqyer kompozimi, megjithëse kompozimi është pak i përdorur në Shqipëri, për faktin që në përgjithësi të gjithë kërkojnë peisazhe dhe natyra të qeta. Gati 90 përqind e të gjitha pikturave që janë në shtëpi dhe në privat janë të kësaj natyre. Kompozime gjen vetëm në institucione shtetërore dhe një pjesë e mirë janë të natyrës historike”, thotë Nasi.

Ekspozita është në zhanrin e kompozimit vaj në telajo, disa nga pikturat janë edhe në teknikën miks vaj dhe akrelik në telajo. Për të përzgjedhja e formatit është shumë e rëndësishme. “Unë jam i bindjes që çdo pikturë kërkon formatin e vet nëpërmjet të cilit të shprehet”, thotë ai. Ajo çfarë i bën ndryshe tablotë e tij është subjekti.

Vetë titulli duket sikur të fton në një botë fjalësh që fshihen nën telajo. “Këtë subjekt e kam trajtuar edhe më përpara në disa ekspozita qe kanë qënë në Itali dhe në Paris. Eshtë një poetikë pak metafizike e ndjenjës dhe e raportit të dashurisë si një raport njërëzor. Unë parapëlqej edhe skulpturën dekorative dhe po vij në këtë ekspozitë pas një periudhë hulumtimi të mundësive që të jep skulptura.

Kjo përsiatje në skulpturë është shumë e ndjeshme në piktura pasi shfaqet në përcaktimin dhe lëvizjen e formave”, thotë Dritani. Për të ngjyrat janë piktura, dhe gjithçka tjetër është veccse një element elemente dytësorë. Dritan Nasi vjen në këtë ekspozitë pas disa bashkëpunimeve me kolegjin universitar Don Nikola Mazza në Itali ku ka hapur disa ekspozita në Padova dhe nën kujdsin e kritikut italian të artit bashkwkohor Giorgio Segato. Ekspozita “Fjalë nën telajo” do hapet në sallën të ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar, në datat 9 Mars deri në 11 Mars.

Leave a Reply

%d bloggers like this: