Maqedonia

Ivanov-Mogherinit: Me platformën post-zgjedhore shkelet Marrëveshja e Ohrit

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, George Ivanov u takua sot me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri dhe zëvendëskryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogherini me të cilën bisedoi për gjendjen aktuale politike në vend.

Ivanov, siç informoi Kabineti i tij, vlerësoi se “me gjendjen status kuo në integrimin evropian, Republikës së Maqedonisë i është penguar e drejta e prosperitetit dhe mundësohet ndikim i rritur i aktorëve të tjerë ndërkombëtarë. BE nuk mund të lejojë që kjo të vazhdojë dhe përfundimisht duhet ta identifikojë Ballkanin si një prej prioriteteve të saj më të larta. BE duhet të ndërmarrë hapa urgjentë dhe ta përforcojë procesin integrues të Maqedonisë, i cili është i pakthyeshëm.

Lidhur me vendimin e tij të fundit rreth ndarjes së mandatit, Ivanov tha se “në pajtim me Kushtetutën, nuk do ta emërojë si mandatar për konstituimin e qeverisë gjithsecilin që do të negociojë për platformat e shteteve të tjera me të cilat rrezikohet sovraniteti, pavarësia dhe unitariteti i shtetit”.

“Me platformën post-zgjedhore shkelet Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit, ndërsa Maqedonia vihet në pozitë të nënshtrimit dhe varësisë prej një shteti tjetër. Qytetarët në zgjedhje votuan për reforma evropiane dhe jo për platformë post-zgjedhore të një shteti të hua”, – theksoi Ivanov.

Ivanov shtoi se hapja e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian do ta japin stimulimin e nevojshme për intensifikimi e proceseve reformuese në këto sfera kyçe dhe do t’i rrumbullakojë përpjekjet e BE-së për tejkalimin e krizave politike në Republikën e Maqedonisë.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, thuhet në kumtesë, theksoi se ka mirëkuptim të tërësishëm për ndërlikueshmërinë e situatës dhe rolin e presidentit në ballafaqimin me sfidat politike.

Mogherini theksoi se i kupton aspektin juridik dhe politik, relevantë për tejkalimin e situatës politike dhe se është e gatshme të ndihmojë që kriza aktuale politike të mos rritet në ndëretnike, madje edhe në krizë gjeopolitike. Mogherini shprehi bindjen se faktorët politik në Republikën e Maqedonisë mund të gjejnë dalje nga situata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button