Te ndryshme

Shtatënjakët e parë të mbijetuar mbushin 19 vjeç

Në vitin 1997, jeta e familjes McCaughey ndryshoi në mënyrë të pabesueshme. Bobbie McCaughey solli në jetë 7 fëmijë, 4 djem dhe 3 vajza. Lajmi për këtë mrekulli u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, sepse ata ishin shtatënjakët e parë në botë që kishin mundur të mbijetonin të gjithë.

Kenny, Kelsey, Natalie, Brandon, Alexis, Nathan dhe Joel u quajtën ‘shtatëshja e mrekullisë. Rritja e shtatënjakëve ishte një sfidë e vërtetë për Bobbie dhe bashkëshortin e saj, Kenny dhe kushdo që ka fëmijë mund ta kuptojë pse. Por pavarësisht të gjitha vështirësive, fëmijët u rritën të rrethuar nga dashuria dhe kujdesi.

Këtë vit, fëmijët e famshëm McCaughey festojnë 19-vjetorin e lindjes.

Në vitin 1997, Bobbie dhe Kenny donin të kishin një fëmijë të dytë, kështu që ndoqën rrugën e fertilizimit invitro. Pasi mësuan se Bobbie ishte shtatzënë në pritje të shtatë fëmijëve, çifti refuzuan propozimin e mjekëve për reduktim selektiv me qëllim zvogëlimin e numrit të foshnjave. Mjekët u përpoqën t’u ndërronin mendjen, por prindërit me devotshmëri fetare i qëndruan besnik vendimit të tyre.

Fëmijët lindën me përmasa shumë të vogla, pesha e më të voglit ishte 1.13 kg dhe më i madhi peshonte vetëm 1,5 kg. Alexis dhe Nathan lindën me një formë të paralizës cerebrale, por të dy iu nënshtrua një operacioni dhe tani janë shumë mirë. Sot ata janë të shëndetshëm dhe shkojnë në shkollë.

Të gjithë i kuptuan vështirësitë dhe situatën e pazakontë të familjes McCaughey, kështu që shumë njerëz dhe fondacione bamirësie u erdhën në ndihmë. Familja u bë me një shtëpi të re dhe të madhe dhe fëmijët përfituan vakte falas në shkollë.

Vajza e madhe, Mikayla që ka lindur një vit më parë se motrat dhe vëllezërit e saj, e ndihmoi shumë nënën të kujdesej për fëmijët.

Tashmë që fëmijët janë rritur, e kanë vendosur se çfarë profesioni duan të bëjnë; Brandon do të futet në ushtri pasi të mbarojë shkollën; Alexis do të bëhet mësues; Natalie do të bëhet mësuese në shkollë fillore; Kenny Jr do të bëhet konsulent karriere; Nathan dhe Joel do të bëhen programues kompjuteri, ndërsa Kelsey këndon në korin e Iowa dhe dëshiron të bëhet këngëtare profesioniste.

Këta fëmijë nuk janë vetëm vëllezër e mora, ata janë edhe shokë shumë të mirë. Shtatënjakët shpejt do të diplomohen dhe do të largohen nga shtëpia.

“Kur të gjithë ata të largohen, do të jetë diçka drastike, – thotë Bobbie. – Shtëpia, që asnjëherë nuk ka qenë e qetë, do të boshatiset menjëherë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button