Home / Politika / Bushati firmos peticionin: Vettingu, kusht për negociatat

Bushati firmos peticionin: Vettingu, kusht për negociatat

Vetingu është një kusht për çeljen e negociatave me BE-në, deklaroi ministri i Jashtem Ditmir Bushati në Shkodër ku firmosi peticionin dhe iu bashkua nismës së shoqërisë civile për mbledhjen e firmave pro vettingut.

Bushati tha se një ditë më parë në Tiranë, Mogherini e bëri të qartë këtë kusht.

“Vendosa të firmos peticionin për vetting sepse është një pikë kthese jo vetëm për reformimin e drejtësisë dhe hapat për në BE por është një mundësi për pastrimin e jetës publike në Shqipëri. Shumë bëjnë pyetjen pse firmosin ministra e deputet. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini e tha dje që vetting është kusht i qënësishëm për reformën dhe për ndërtimin e një shoqërie demokratike si dhe është kushti themelor për çeljen e negociatave për anëtarësim”, tha Bushati.

Leave a Reply

Your email address will not be published.