Home / Parlamentare / Seancë e jashtëzakonshme, Kuvendi mblidhet sot për Vetingun

Seancë e jashtëzakonshme, Kuvendi mblidhet sot për Vetingun

Parlamenti do të mblidhet sot pasdite në orën 18:00 në seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e komisioneve ad hoc për vettingun.

Opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi nuk tërhiqet nga kërkesat e saj për krijimin e një qeverie teknike, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Kuvendi, seanca e sotme do të ketë në rend të ditës:

  1. Projektvendim “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).
  2. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).

Leave a Reply

%d bloggers like this: