Home / Politika / Prezantohet Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Itali-Shqipëri-Mal i Zi

Prezantohet Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Itali-Shqipëri-Mal i Zi

Është prezantuar Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Itali-Shqipëri-Mal i Zi.

Bashkimi Europian ka dhënë rreth 92 milionë euro për 5 sektorë të rëndësishëm.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, është shprehur se, “programi do të forcojë bashkëpunimin mes vendeve dhe do të ketë impakt në jetën e qytetarëve”.

Fondet janë të dedikuara për mjedisin, nxitjen e konkurrencës, trashëgiminë kulturore, trashëgiminë natyrore dhe sportin”, tha Gjosha, e cila mori pjesë në aktivitetin e organizuar për lançimin e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Itali-Shqipëri-Mal i Zi.

Ky aktivitet u zhvillua në Bari të Italisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: