Maqedonia

Gruevski fut në sherr partitë shqiptare: Platformën e hartoi Edi Rama

Shumë akuza e replika pas lajmeve se si e mori vesh VMRO-DPMNE se kush e hartoi platformën në Tiranë, dhe a kishte gisht Edi Rama.

Ndërsa portali “fol” iu referua intervistës se liderit të VMRo-DPMNE, Nikolla Gruevski se Lëvizja BESA ka treguar se platforma është nënshkruar në Tiranë.

“Ajo që ndodh tani në Maqedoni është në kundërshtim me kushtetutën e Maqedonisë, shkohet drejt shtetit binacional, anashkalohen bashkësitë e tjera etnike në Maqedoni, siç janë turqit, romët, serbët, boshnjakët vllasët pse jo edhe kroatët, kështu të gjithë vendosen në një pozicion anësor, kurse favorizohet vetëm njëra bashkësi etnike. Favorizohet bashkësia etnike shqiptare edhe atë bëhet në mënyrë kundërkushtetuese. Bëhet pa u paralajmëruar në zgjedhje. Me platforme të nënshkruar në shtet tjetër, nën përkujdesjen e një kryeministri tjetër, kryeministrit Edi Rama, qe edhe u vërtetua dje nga njëra nga partitë që ka marrë pjesë atje, partia BESA e cila publikisht tha se e gjithë ideja dhe hartimi i platformës ishte nën përkujdesjen e shtetit shqiptar”, ka thënë Gruevski.

Ndërsa sipas Almakos, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka qenë i parë që ka zbuluar detaje për platformën.

“Në radhë të parë kjo është nevojë për shqiptarët në Maqedoni. Kam bërë shumë më herët takime më kryeministrin Edi Rama. Sigurisht ka biseduar edhe me mua, dhe më ka kërkuar nga unë të thërras partitë politikë në një takim të përbashkët për ti dëgjuar se cilat janë kërkesat e tyre. Unë e kam bërë këtë përpjekje se, gjithashtu ka edhe kërkesë edhe nga autoriteteve e Kosovës, dhe partive politike opozitare, unë po ashtu kam bërë edhe një takim me Lëvizjen Vetëvendosje në drejtim të inkurajimit për t’i harmonizuar qëndrimet lidhur me avancimin e çështjes shqiptare”, theksoi Ali Ahmeti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button