Home / Te ndryshme / Fotoja në metronë e New York-ut ndan Amerikën

Fotoja në metronë e New York-ut ndan Amerikën

Një shenjë lirie për disa, për të tjerët simboli i një ndryshimi që s’duhet toleruar.

Fotoja e realizuar nga një studente e Guinea-s, Boubah Barry ka ngjallur një debat social mes konservatorëve dhe liberalëve dhe tregon një drag queen me minifund dhe një grua të mbuluar me burka në metronë e New York-ut.

Në profilin e saj në Instagram e reja ka shkruar: ’Ky është imazhi i lirisë. Zoti President, ne nuk kemi asnjë problem me diversitetin dhe njohim lirinë e besimit fetar, e cila është shkruar në Kushtetutë. Besoj që edhe ju duhet ta lexoni ndonjë herë ketë’.

Edhe drag queen e cila shfaqet në foto, Gilda Wabbit, menjëherë ka ndarë foton në rrjetet sociale, ku në pak kohë janë shfaqur komente diametralisht të kundërta, me ato që kishte marrë më parë, përpara shfaqjes së kësaj fotoje.

‘Kjo është e ardhmja që duan liberalët’, ka komentuar një përdorues konservator. Mes kritikave dhe komenteve, nuk kanë munguar batutat dhe paroditë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: