Home / Bota / “Dorëzohet Trump”, qytetarëve nga Iraku do t’iu lejohet hyrja në SHBA

“Dorëzohet Trump”, qytetarëve nga Iraku do t’iu lejohet hyrja në SHBA

Presidenti Donald Trump do të përjashtojë Irakun nga lista e vendeve  të cilave do tu ndalohet udhëtimi në SHBA.

Të hënën pritet që të nënshkruhet rendi i ri ekzekutiv, pasi përpjekja e tij e mëparshme lidhur me urdhrin e ndalimit të emigrantëve është ndalur nga gjykata, shkruan Reuters.

Zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se urdhri i ri ekzekutiv do ta mbajë ndalesën 90-ditëshe të udhëtimin në SHBA për qytetarët e gjashtë vendeve me shumicë myslimane, si Irani, Siria, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Ndërkohë, Iraku është hequr nga lista e vendeve në urdhrin origjinal, të lëshuar më 27 janar, sepse qeveria irakiane kishte vendosur procedura të reja verifikimi dhe kontrollimi, si dhe për shkak të punës së saj me Shtetet e Bashkuara në luftë kundër militantëve të ISIS-it, ka thënë ky zyrtari.

Leave a Reply

%d bloggers like this: