Kronika

Qendra Kombëtare e Urgjencës, Rama: Më 3 prill, në të gjithë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se më tre prill është planifikuar futja me orar të plotë e shërbimit kombëtar të urgjencës në të gjithë territorin. Ai ka marr pjesë sot në prezantimin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ku tha se garantohet përgjigja në kohë reale.

“Brenda pak ditësh, saktësisht më 3 prill, është planifikuar futja me orar të plotë dhe me fuqi të plotë e këtij shërbimi kombëtar të urgjencës në të gjithë territorin, pasi këto ditë të shfrytëzohen për të bërë të gjithë testimet dhe kolaudimet e nevojshme të një programi ultramodern, i cili garanton thirrjen në kohë reale, përgjigjen në kohë reale, garanton komandë në kohë reale të mjetit më të afërt me vendndodhjen, garanton koordinim të të gjithë mjeteve dhe monitorim të lëvizjes së mejtit në kohë reale”, tha kryeministri Rama.

Një risi e këtij sistemi sipas kryeminsitrit është se operatori që i përgjigjet telefonatës është një person i mirëinformuar i cili krahas dërgimit të ambulacnës në kohë reale jep edhe këshilla për telefonuesin. Gjithashtu do të krijohet edhe regjistri i pacientëve. Ndërsa ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se shërbimi është i aftë të presë rreth 3500 telefonata në ditë.

Ky sistem i ri do të  sjellë shkurtim drastik të kohës së shërbimit, monitorim elektronik i lëvizjes së mjeteve, raportim në kohë reale i kryerjes së çdo shërbimi urgjence sipas minutazheve të përcaktuara. Dy numra FALAS, 112 dhe 127, do të jenë 24 orë në dispozicion të qytetarëve dhe çdo thirrje do të përpunohet në çast.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button