Politika

LSI feston 10-vjetorin e krijimit, Rama uron në Facebook

IMG_7296Lëvizja Socialiste për Integrim feston sot 10-vjetorin e themelimit. Në këtë ditë të shënuar për këtë forcë politike që po bëhet gjithnjë e më dominuese në arenën e politikes shqiptare priten një sërë aktivitetesh në kryeqytet dhe në qytetin e Durrësit. Ditën e sotme, sipas asaj që mësohet nga forca e dytë më e madhe e të majtës, do t’ja kushtojnë veprimtarive në shërbim të grupeve në nevojë.

Aktivitetet janë çelur nga themeluesi i LSI, Ilir Meta i cili mëngjesin e sotëm se bashku me eksponentë të tjerë të kësaj partie ishin në shtëpinë e fëmijës ‘Zybër Hallulli’.

Ndërkohë, një urim i veçantë ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama i cili ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të dërguar urimet e tij.

“Urime partnerëve e miqve të LSI për 10-vjetorin e krijimit, që festojnë sot”, shkruan kryeministri Rama.
LSI u themelua më 6 shtator 2004, nga Ilir Meta dhe qindra përfaqësues të tjerë të së majtës shqiptare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button