Home / Politika / Komisioni i Vettingut, PDIU propozon Shpëtim Idrizin si anëtar të sajin

Komisioni i Vettingut, PDIU propozon Shpëtim Idrizin si anëtar të sajin

Partia për Drejtësi Integrim dhe unitet ka hedhur hapin e parë pas kërkesës së bërë më herët nga kreu i kuvendit, Ilir Meta dhe ka propozuar anëtarin e saj për në komisionin e Vettingut. Do të jetë Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU ai që do të përfaqësojë këtë parti në komisionin e Vettingut.

Në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme ku pritet të votohet për ngritjen e komisionit ad-hock, që miraton anëtarët e institucioneve të Vettingut, prej listës së dorëzuar nga Avokati i Popullit dhe kontrolluar nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.