Ekspozita

“Veliera”, arkeologët duan të zgjerojnë zonën e kërkimeve

Arkeologët në Durrës kanë vendosur të zgjerojnë territorin e gërmimeve arkeologjike në sheshin “Veliera” të qytetit antik.

Lajmin e bën të ditur Eduard Shehu, arkeologu që udhëheq punimet në sektorin ku u zbuluan themelet e një godine otomane, e cila ka shërbyer edhe si rezidencë e Princ Vidit në Durrës.

Gërmimet do të synojnë verifikimin e vazhdimit të strukturave, pjesë e sistemit të fortifikimit të qytetit. Por ky zhvillim i ri në sitin arkeologjik nuk e ka ndalur punën e firmës zbatuese të projektit për ndërtimin e sheshit të ri publik dhe objektit “Veliera”.

Një investim ky i Bashkisë së Durrësit që ka shkaktuar reagimin e shoqërisë civile dhe përplasjen e saj me Bashkinë dhe autoritetet arkeologjike për dëmtim të vlerave që ruan nëntoka e Durrësit dhe pikërisht në një zonë arkeologjike të mbrojtur me ligj.

Ndërkohë, dy topat e luftës të gjetur gjatë gërmimeve në muajin shkurt janë zhvendosur në Muzeun Rajonal Arkeologjik të Durrësit për t’iu nënshtruar një procesi pastrimi dhe vlerësimi më të hollësishëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button