Politika

Arrestimi i Fullanit, Meta: Do mbështesim Prokurorinë dhe Gjykatën, të vihen pikat mbi ‘i’

metaKreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është i pari nga përfaqësuesit e qeverisë që prononcohet lidhur me arrestimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

I pyetur nga gazetarët lidhur me qëndrimin që do të mbajë lidhur me këtë zhvillim të fundit Meta u shpreh se LSI dhe mazhoranca mban të pandryshueshëm qëndrimin lidhur me këtë fakt se do të mbështesë deri në fund prokurorinë dhe gjyqësorin për të hetuar skandalin vjedhjes në bankë dhe për të vendosur pikat mbi ‘i’.

Nderkohe, i pyetur në lidhje me reagimin e qeverisë, nëse do të kërkojë apo jo shkarkimin e Fullanit nga posti i kreut të Bankës së Shqipërisë, Meta u shpreh se do te respektohet kushtetuta dhe pavarësia e bankes, pa e lene te qarte qëndrimin e mazhorances pas këtij zhvillimi te fundit.
“Mazhoranca do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit në këtë situatë, por edhe do të respektojë pavarësinë e Bankës së Shqipërisë dhe integritetin e saj. Ndaj do të lejojmë organet kompetente të hetojnë dhe të japin verdiktin e tyre, ndërkohë që do të bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtarë nga ana tjetër, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Europian për të forcuar integritetin e BSH”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button