Home / Politika / Nishani sot në Luginë të Preshevës, “Mirë se na vjen President!”

Nishani sot në Luginë të Preshevës, “Mirë se na vjen President!”

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani sot do ta vizitojë Luginën e Preshevës.

Vizita e tij është historike dhe për të pritur sa më mirë Presidentin, rrugët dhe sheshet e tre komunave shqiptare, janë mbushur me flamuj, fotografi të Presidentit dhe mbishkrimin “Mirë se na vjen President!”.

Nishani do të qëndrojë në Bujanoc dhe Preshevë, ndërsa kjo vizitë përkon me festën e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka thënë se kjo është vizita e parë e një presidenti shqiptar.

“Hajde të tregojmë të gjithë mikpritjen e kësaj treve” ka thënë Kamberi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: