Maqedonia

A e bëri Rama platformën shqiptare? Ja çfarë thotë Zaev

Platforma e shqiptarëve për avancimin e të drejtave të tyre në shtetin maqedonas është bërë në Maqedoni dhe jo në Shqipëri, – ka deklaruar lideri i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë për televizionin shtetëror kroat HRT.

Zaev ka mbrojtur idenë e shprehur nga partitë shqiptare që të dënohet gjenocidi i ushtruar nga ana e Serbisë nga popullatës shqiptare.

“Nuk ka asgjë të gabuar që platforma përmban një formulim që i dënon ushtritë e shekullit të kaluar që vranë civilë”, ka deklaruar ai.

Pyetjeve mbi akuzat e VMRO-DPMNE për “dëmtim të Maqedonisë”, Zaev i është përgjigjur duke thënë se platforma nuk ka dhunë dhe është nënshkruar në Maqedoni dhe jo në Tiranë.

“Ata (VMRO DPMNE) thonë se kjo deklaratë është nënshkruar në Tiranë. Deklarata është bërë në Maqedoni si pjesë e programeve të tyre para-zgjedhore”, – ka deklaruar Zaez, i cili ka shprehur bindjen se nuk pret konflikte në situatën e re të krijuar.

“Jam i lumtur dhe krenar që e hoqëm regjimin nga pushteti me laps dhe votë. Nuk ka pse të derdhet gjak për rënien e regjimit”, ka deklaruar kreu i LSDM-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button