Home / Rajoni / Deklarata e fortë e ministrit sllovak: Dy shtete në Ballkan, në prag shpërbërjeje

Deklarata e fortë e ministrit sllovak: Dy shtete në Ballkan, në prag shpërbërjeje

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, i njohur për shqiptarët si një nga negociatorët për krizën politike të vitit 2011 në Shqipëri, ka bërë një deklaratë të frikshme para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Sipas tij, Ballkani ndodhet në prag të ngjarjeve dramatike, dy shtete janë në prag të shpërbërjes dhe tre të tjerë në krizë të thellë, duke akuzuar BE-në se ka dështuar me integrimin e këtij rajoni.

“BE po bëhet vazhdimisht e më pak bashkëbisedues serioz kur bëhet fjalë për zgjerimin. Ne nga Ballkani Perëndimor kemi dështuar në fjalë e vepra dhe sot po i shohim pasojat. Kemi dy shtete pranë shpërbërjes dhe tri që janë në krizë të thellë politike”, ka thënë Lajçak.

Leave a Reply

%d bloggers like this: