Home / Te ndryshme / Truku që përdorin italianët për të humbur peshë, 15 minuta pasi kanë ngrënë

Truku që përdorin italianët për të humbur peshë, 15 minuta pasi kanë ngrënë

Merrni shembull nga italianët. Kanë gjithnjë peshë ideale trupore, edhe pse konsumojnë makarona më shpesh në tryezat e tyre. Ata e quajnë ‘passeggiata’, ritualin e tyre 15 minutësh pasi kanë ngrënë. Pra një shëtitje të shkurtër për kënaqësi.

Shumë italianë e bëjnë këtë shëtitje disa herë në ditë, në mënyrë rituali pas ngrënies. Dhe kur është fjala për humbje peshe, kjo është gjeniale.

Një studim në revistën “Diabetes Care” që përfshiu të moshuarit e rrezikuar nga diabeti, tregoi se 15-minuta ecje pas ngrënies përmirëson aftësinë e trupit për të rregulluar sheqerin në gjak për 24 orët në vijim.

Këto shëtitje të shkurtra janë po aq efektive sa një shëtitje e gjatë 45-minutëshe gjatë ditës.
Madje ky zakon mund të ulë edhe nivelin e stresit. Shëtitjet në darkë mund të sjellin akoma më shumë përmirësime, duke ju ndihmuar të flini më mirë.

Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të ndihmuar tretjen, stimuluar metabolizmin, pa bërë ushtrime të dhimbshme.

Pra mos rrini para televizionit menjëherë pas darke, por dilni për një shëtitje 15-minuta. Pas disa javësh, shtoni një tjetër shëtitje në mëngjes, pas drekës, ose diku pasdite. Për rezultatet më të mira, bëni shëtitje dhe zbatoni një plan ose regjim ushqimor.

Kjo është zgjidhja më e mirë dhe më e shëndetshme për t’ju ndihmuar të humbni peshë, të rrisni nivelin e energjisë, të ulni presionin e gjakut, të pastroni mendimet tuaja dhe të bëni gjumë të thellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.