Home / Bota / Amerika / Një avion me destinacion Dubain devijon drejt Iranit

Një avion me destinacion Dubain devijon drejt Iranit

fly-dubaiNjë avion civil që transportonte 100 pasagjerë, nisur nga baza amerikane e Bagram, në Afganistan me destinacion Dubain devijoi drejt Iranit, ku qëndroi për disa orë për shkak të problemeve me planin e fluturimit, theksoi diplomacia amerikane.

”Pas disa orëve në tokë, avioni ka mundur të niset drejt Dubait, destinacioni i tij i parë”, theksoi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf.
“Ka pasur një problem përsa i përket planit të fluturimit të avionit”, theksoi ajo për CNN.
Bëhet fjalë për një problem të vogël administrativ. Nuk ka asgjë më tepër”, shtoi zëdhënësja.

Një zyrtar tjetër i Departamentit amerikan të Shtetit iu referua një shkaku administrativ për të justifikuar këtë devijim dhe hodhi poshtë informacionet e shtypit, sipas të cilave avioni i kompanisë ”Fly Dubai” ishte detyruar nga forcat e ushtrisë iraniane të ulej në Iran.
Zyrtarët e administratës amerikane theksuan se avioni civil transportonte 100 persona, prej të cilëve shtetas amerikanë dhe kontraktues të huaj, të cilët punonin për qeverinë amerikane në bazën ushtarake të Bagramit, pranë Kabulit në Afganistan.
SHBA dhe Irani që nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike që prej muajit prill 1980, kanë shfaqur një afrim që prej një viti, veçanërisht në mbështetje të negociatave ndërkombëtare për programin bërthamor të kontestuar të Teheranit

Leave a Reply

Your email address will not be published.