Te ndryshme

Berati, në 10 vendet me energjinë më të fortë shpirtërore në botë

Ka disa vende në botë, në të cilat ndjehet lidhja me hyjnoren dhe që kanë një fushë energjike të fortë, ku njerëzit e ndjeshëm shohin ëndrra të çuditshme gjatë natës.

Vende të tilla i japin përgjigje pyetjeve shumë të vjetra, ndërsa bëjnë që energjia të ndjehet në një nivel më të lartë shpirtërorë.

Berati është një prej tyre.

Rila në Bullgari, është një nga qendrat më të njohura të energjisë në botë dhe veçanërisht zona përreth liqenit me të njëjtin emër.

 

rila

Machu Picchu në Peru, një qytet i veçantë i ndërtuar mes Andeve, është në gjendje t’u japë njerëzve të jetojnë një ndjesi, që nuk i pëket botës sonë.

machu

Socotra eshte nje arkipelag prej kater ishujsh ne oqeanin Indian. Energjia spirituale ketu, lidh shpirtin njerezor direkt me kozmosin, ndersa vendi i izoluar ka bere qe gjallesa te rralla e te vecanta te marrin jete.

 

scotra

Pllaja Uluru në Australi e vendosur në qendër të shtetit kontinent,  është e njohur për burimin e saj të energjisë dhe shumë histori të lidhura me legjendën, që thotë se nëse një person shkon përmes pllajës, arrinë të ketë vizione spirituale.

pllaja
Ishulli Lindor, është vendi më i izoluar në botë, por që është shtëpia e statujave të mëdha, për të cilat shkencëtarët nuk kanë ditur të japin përgjigjen: kush i ndërtoi? Aty mendohet se gjendet edhe guri që mban sekretin e universit.

easter_island_04_big

 

Belintashi i Shenjtë ndodhet në Bullgari dhe krijon një nga zonat më të forta të energjisë në Europë,  ku qindra njerëz dëshmojnë për fenomene të vazhdueshme paranormale.

Thracian sanctuary Belintash in Rhodope Mountains

Berati në Shqipëri përfaqëson një kombinim të kulturës së lindjes dhe asaj perëndimore duke qenë një thesar i historisë së Shqipërisë dhe harmonisë mes besimit dhe kulturës.

Në Berat njerëzit përjetojnë eksperienca dhe energji shëruese shumë të forta. Sot, përtej mureve të qytetit të ndërtuar në shekullin III, jetojnë ende njerëz që nuk besojnë tek sëmundjet dhe e bëjnë këtë vend unik dhe autentik.

 

berati

Stonehenge është monumenti më i famshëm megalitik në botë, ndoshta i dedikuar diellit dhe që funksionon si një observator i lidhur me kultin dhe performancën ekonomike të popullsisë.

stonehage
Piramidat e Bosnjës, të cilat janë edhe më të vjetra se Piramidat e Egjiptit kanë mbajtur nën vete dhoma të nëndheshme dhe liqene te vegjël të kaltër. Ata i quanin ujërat e jetes, sepse pastronin trupin dhe sëmundjet zhdukeshin.

 piramidat

Maja Kailash në Tibet është një nga vendet më domethënës të besimit, për budistët dhe hindutë. Besohet se është shtëpia e zotave dhe një nga qendrat më të mëdha spirituale.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button