Home / Politika / Duka ç’regjistron partinë e tij nga KQZ dhe i bën ftesë publike Ilir Metës

Duka ç’regjistron partinë e tij nga KQZ dhe i bën ftesë publike Ilir Metës

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i është bashkuar vendimit të Partisë Demokratike për të mos hyrë në zgjedhje pa një qeveri teknike.

Duka ka thënë për News24 se kishte firmosur shkresë për çregjistrimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Po ashtu kreu i PAA i bën ftesë kreut të LSI, Ilir Meta të marrë një vendim për vijimin e aleancës dhe të përgjigjet me veprime.

“Takimi i koalicionit u bë për rrugën që kemi nisur dhe që duam ta çojmë deri në fund. Nuk do të hyjmë në zgjedhje pa qeveri teknike. Meta është i pavendosur në vijimin e aleancës, duhet të marrë vendim dhe të përgjigjet me veprime. Sapo firmosa shkresën për ç’rregjistrim nga KQZ, është vullneti i qytetarëve për zgjedhje të ndershme”, u shpreh Duka.

Leave a Reply

%d bloggers like this: