Home / Parlamentare / Blushi: Po e bëni vettingun qesharak, thoni se do shtohen bletët dhe ndryshojë çmimi i arrës

Blushi: Po e bëni vettingun qesharak, thoni se do shtohen bletët dhe ndryshojë çmimi i arrës

Kreu i partisë “LIBRA”, Ben Blushi nga Kuvendi në fjalën e tij u shpreh se procesi i vetingut  nga disa ministra po interpretohet në mënyrë qesharake.

Dalin disa ministra dhe thonë se pas procesit të vettingut, do të ndryshojë modeli i këpucëve, do të rritet numri i bletëve në Dibër apo do të ndryshojë çmimi i arrës në Tropojë. Jo të nderuar. Vetingu ka për qëllim që të fusë disa ish-ministra, ish-kryebashkiake apo qeveritarë vrasës në burg. Kaq e thjeshtë është”, tha Blushi.

Lidhur me procesin e vetingut dhe zgjedhjen e kandidatëve Blushi u shpreh se ky poçes është trukuar.

Parlamenti nuk merr çdo vendim. Nuk ndryshon dot jetën e njëriut. Pse e hapët ju garën e vetingut? Pse ju doni të shtoni kandidatë të tjerë? Ju keni bërë një përzgjedhje para përzgjedhjes. Nuk ju pëlqyen dhe vendosët disa të tjerë. Ky proces u komplikua. Reforma në drejtësi filloi me një padrejtësi. Kush e beson këtë reformë në drejtësi. Ju e keni trukuar këtë që ditën e parë”.

Nga ana tjetër Blushi tha se në garën e procesit të vetingut, kandidatët po futen pa u votuar.

“Çdo të thotë të trukosh një garë? Në 2015 me kujtohet se po bëheshin zgjedhjet për  kryesinë e re në PS, dhe në darkë përfundoi procesin ndërsa në mëngjes vjen dhe më thotë Rama që kemi harruar Mimin, dhe u fut pa u votuar në garë. I tillë është dhe procesi i vetingut ku po futen pa u votuar në garë”.

Nga ana tjetër ai kërkoi që të ndryshojë rendi i gjerave përsa i përket reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut.

“Dy proceset janë bllokuar. Reforma në Drejtësi është bllokuar me një vendim nul. Të ndryshoni rendin e gjërave. Bëni ç’është ë mundur që  të ketë zgjedhje të besueshme.  Për ju nuk më vjen keq por për Shqipërinë po. Shkatërrim të mbarë por Shqipëria nuk e meriton këtë çmim” përfundoi fjalën e tij Blushi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: