Arte

Festa Kombëtare e Bullgarisë-ditë e shënuar për popullin bullga

Më 7 Mars u zhvillua në sallën e Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlore, aktiviteti me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, çka përkon edhe me “Ditën e Verës”, të cilat historikisht datojnë me 1 mars dhe 3 mars.

Ky aktivitet u organizua nga Konsullata e Nderit e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Këto dy festa janë të rëndësishme për popullin bullgar: 1 Mars-“Dita e Verës” dhe 3 Mars-Festa Kombëtare ku 139 vjet më parë me Traktatin e Shën Stefanit, më 1878, populli bullgar fitoj pavarësinë nga  pushtimi 500 vjeçar otoman.

Në këtë aktivitet morën pjesë  Ambasadori i Republikës se Bullgarise në Republikën e Shqipërisë, z.Dimitar Arnaudov, Nënkryetari i Parlamentit dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Bullgari, z.Edmond Spaho, Rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, Prof.Roland Zisi, zv/ministrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Zhvillimit Urban,  z.Selim Belortaja dhe z.Alfred Dalipi,  Konsulli i Nderit  i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri zoti Selim Hoxhaj, zv/kryetari i Bashkisë së Tiranës, piktori Abaz Hado, punonjës të zyrës konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme,  Konsullja e Përgjithshme  e Italisë në Vlorë znj. Luana Alita Micheli, Konsujt e Siera Leones dhe San Marinos, z.Artan Stroka dhe z.Esat Ademi, miq të bullgarisë, përfaqësues të medias, studente, etj.

Në ditën Kombëtare të bullgarisë, u ekspozuar një numër hartash të Thrakisë, sepse thrakët dhe ilirët i kanë dhënë shumë këtij gadishulli, kanë dhënë e kanë marrë shumë me njëri tjetrin, çka tregon se marrëdhëniet midis dy popujve tanë nuk janë një rastësi.

“E kemi bërë traditë që Festën Kombëtare të Bullgarise ta organizojmë në bashkepunim me universitetet, sepse këtu është mendimi shkencor, elita intelektuale, auditori ku pergatiten brezat e ardhëshëm, por edhe si mundesi për të ngritur urat e komunikimit shkencor mes universiteteve të dy vendeve”, tha në fjalën hapjes, zoti Selim Hoxhaj, Konsull Nderi i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri.

Në vazhdim të fjalës së tij, Konsulli Hoxhaj u shreh se “Organizmi i këtij aktiviteti ne qytetin e Vlorës ka domethënin e vet të veçantë, sepse në Vlorë Ismail Qemali, shpalli  Pavarësinë e Shqipërisë, pas 500 vjet robëria nga e njëjti pushtues, ai osman.  Duke ju referuar mardhënieve midis dy vendeve nuk mund të lëmë pa përmëndur se Bullgaria ishte nga shtetet e para që njohu shtetin shqiptar të Ismail Qemalitr, ashtu siç ishte nga vendet e para që njohu shtetin më të ri të ballkanit: shtetin e ri të Kosovës. Nga ana tjetër në bullgari kanë ushtruar aktivitetin e tyre mjaft rilindas të cilët luftonin për pavaresine e shqipërisë. Pas viteve ’90 Bullgaria ka qënë dhe është mbështetëse e proceseve demokratike në Shqipëri dhe një votë e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe NATO. Shqipëria dhe Bullgaria kanë bashkëpunim të shkëlqyer politik dy palësh, por edhe në kuadër rajonal dhe ndërkombëtar”.

Ambasadori i Republikës se Bullgarise në Republikën e Shqipërisë, z.Dimitar Arnaudov, pas vlerësimit të bashkëpunimit midis dy vendeve tha se: “Bullgaria në janar 2018 merr kryesimin e Bashkimit Europian dhe një nga prioritetet do të jetë bashkëpunimi kulturor, ruatja e traditës dhe ruajtja e tipareve karakteristike kombëtare duke qënë një pjesë e kulturës së madhe botërore duke ruajtur edentitetin fetar dhe etnik”. “Më vjen mirë që në Vlorë, tha ambasadori Arnaudov, jetojnë bullgarë dhe ata janë integruar në realitetin shqiptar dhe kjo me krijon kënaqësi”.

Në fjalën e tij, Prof.Roland Zisi, Rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, i konsideroi “Festat kombetare, nje rast i shkëlqyer për të manifestuar mardhëniet e mira midis popujve”. Ai evidentoi tre elementë të rëndësishëm si pika afrimiteti midis shqiptarëve dhe bullgarëve; së pari, princ Boris në shek.VIII-të  u pagëzua në Ballsh; se dyti, nga  mesjeta e këtej Bullgaria është kthyer në vetrën e patriotëve shqiptare dhe së treti, në kohët moderne Shqipëria dhe Bullgaria kanë shumë dijetarë të cilët kontribojnë në kulturat e njëri-tjetrit”. Ai u shpreh se “Universiteti “Ismail Qemali” do krijojë patjetër bashkëpunim me universitetet e Bullgarisë”.

Nënkryetari i Parlamentit Shqiptar dhe njëkosisht, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Bullgari, z.Edmond Spaho, u shpreh se “Bullgaria është shtet modern, antare e dy organizatave më të mëdha ekonomike e ushtarake boterore: BE dhe NATO dhe se dy popujt tanë kanë qendruar dhe qendrojnë në të njëjtën kahje të historisë ndaj bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

“Ne kemi konsoliduar tërë setin e marrëdhënieve me bullgarinë, nuk kemi asnjë problem midis nesh dhe ekspozimi i hartave të Thrakisë tregon se tashmë do të flitet për thellim në studimin e marrëdhënieve tona”, tha në përshëndetjen e tij z.Selim Belortaja zv/ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Me interes u ndoq në këtë aktivitet prezantimi i materialit studimor “Thrakët dhe Ilirët në mozaikun ylberor të kulturave ballkanike”, pergatitur nga Drejtori i Bibliotekës në Universitetin “Ismalil Qemali” në Vlorë, Msc Albert Habazi.

Studjuesi Habazi nënvizoi se “Thrakët dhe ilirët, si dy vëllezër binjakë, me një gjuhë të njëjtë indoeuropiane, por dialekte te ndryshme, i kanë dhënë Ballkanit kulturë materiale dhe jomateriale (shpirtërore) të vetën, me shumë elementë të përbashkët kulturorë, kultik e gjuhësor.  Ribezzo, Mustilli etj, kanë nxjerrë prova të shumta për të vërtetuar se Thrakas e Ilirë, në kohën romake, kanë banuar në territore përbri njëri-tjetrit, se “kanë folur një gjuhë të vetme” (Ribezzo, Francesco: “Premesse storico-linguistiche sull’ autoctonia ilirica degli Albanesi”: Rivista d’Albania, Viti 1940, f. 139-140), se “Thrakët edhe Ilirët përfaqësojnë dy emra të një ethnosi të vetëm të ndarë dysh vetëm politikisht dhe gjeografikisht” (Mustilli: “L’iliriccità del popolo Albanese”, Rivista d’Albania, Viti 1942, f. 31). Vladimir I. Georgiev (linguist bullgar) e fut gjuhën ilire dhe shqipen në relacion të ngushtë me thrakishten. Çabej besonte se thrakishtja dhe ilirishtja ishin të ngjashme në strukturë dhe leksik”.

Sipas z.Habazaj “kultura paleoballkanike thrake dhe ilire, jo vetëm për thrakologët dhe ilirologët, mendojmë se duhet të jetë objekt studimi me gjuhët përkatëse, letërsinë, historinë, fenë, artin, ekonominë dhe etikën, sepse udhën e kanë çelur Wilhelm Tomaschek etj. në fund të shekullit të 19-të për thrakologjinë apo Hahn, S. Frashëri, Jokli, Çabej, Hasan Ceka, Frano Prendi, Skënder Anamali, Jakov Milaj, Buda, A. Stipceviq etj. për ilirinë”.

Vlorë, 7 Mars 2017

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button