Europa

Tmerri me sëpatë në Gjermani/ Autori, një 36-vjeçar shqiptar

Personi që të enjten mbrëma la të plagosur 9 persona në Dusseldorf të Gjermanisë, sipas mediave gjermane eshte nga Kosova.

Policia gjermane e ka konfirmuar se personi që sulmoi 9 persona me anën e një sëpate, është nga Kosova por që jetonte në Wuppertal, identifikuar si Fatmir H.

“Të enjten mbëma, një 36-vjeçar nga Kosova që jeton në Wuppetal, lëndoi disa persona me anë të një sëpate. Më pas ai iku nga stacioni duke kërcyer nga ura. Autori pësoi disa lëndime. I nëjti ka qenë polic dhe vuan nga sëmundje mendore”, shkruan policia gjermane në faqen e tyre.

Policia nuk e përjashton mundësinë që autori mund të ketë edhe një të kaluar terroriste.

Disa persona kanë mbetur të plagosur në stacionin qendror te trenave në Dusseldorf të Gjermanisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button