Europa

Agjentë sekretë dhe mistere. Në Bruksel, të gjithë i përgjojnë të gjithë

NATO dhe BE-ja e kanë kthyer Brukselin qytetin në Berlinin e shekullit XXI-të

Gjatë një interviste që bëri bujë, ish-kreu i Shërbimit Sekret Belg, Alain Winants pranoi në vitin 2012, se edhe në Bruksel, rregulli është që të gjithë spiunojnë të gjithë. “Duhet të jesh naiv të besosh, se ata që përgjojnë janë vetëm rusët, kinezët apo iranianët”,- shpjegoi ai në atë kohë, duke menduar për amerikanët dhe jo vetëm.

Në këtë mënyrë ai konfirmoi, dyshimet e përhapura në kryeqytetin e politikës evropiane, se në përfundim të Luftës së Ftohtë, BE-ja dhe NATO-ja e kanë transformuar Brukselin në Berlinin në shekullit XXI. Spiunët janë aty. Në qytet ka mbi 288 seli diplomatike, qindra organizata ndërkombëtare, grupe të mëdha, OJF-të, lobistët. Është vendi më i mirë për të patur veshë.

Në fakt, po të pyesësh rreth e rrotull, ideja e të qënit të rrethuar nga agjentë 007, të gatshëm për çdo gjë, mund të pritet me ironi. Ky është një vend që i dashuron operetat, dhe romani i Xhonatan Ko mbi Ekspozitën e vitit 1958, e bën edhe më të vështirë marrjen seriozisht të kërcënimeve nga përplasja e shërbimeve sekrete.

Ka nga ata që binden për këtë gjë, duke shpresuar se ka pak për të fshehur. Kur në vitin 2013, rusët i futën Presidentit të Këshillit Evropian, Herman Van Rompuj, një USB që do t’u garantonte atyre qasje në kompjuterin e tij, komisioneri francez Barnier tha: “Çdo mëngjes shkoj në zyrë dhe u them ‘Mirëdita’ atyre që dëgjojnë”. Dhe buzëqeshte. “Nuk e di, nëse ata janë në gjendje të shfrytëzojnë miliona të dhëna të mbledhura për atë që kërkojnë”,- argumentoi ish-përgjegjësi për tregun e përbashkët, për të cilin “ndoshta vëzhgojnë politikanët për të patur elemente, me të cilat mund të ushtrojnë presion, dhe pastaj është spiunazhi ekonomik, por kush e di me të vërtetë?“.

Ndjekin  lajme të ndjeshme, sidomos mbi çështjet e konkurrencës. Një aspekt më banal, është mbledhja e të dhënave personale, mall i dobishëm për të paskrupulltit. Shërbimet e huaja filluan të vendosin përgjues në selinë e Këshillit të BE-së në vitin 1995, kur godina ishte në ndërtim e sipër. Vetëm në vitin 2003, dëgjova një përkthyes të alarmuar nga shumë ndërhyrje. Inxhinierët zbuluan se kishte patur një mikrofon në një kabinë, që në fakt nuk duhej të ishte atje. Aparatura kishte qëndruar e instaluar atje, për plot 8 vjet.

Në vitin 2006, gazetat amerikane shkruan se Uashingtoni, kishte siguruar qasje të plotë dhe të pajustifikuar tek Swift, sistemi përmes të cilit kryhen pagesat bankare. Në qershor 2013, nga dokumentet e Snoudenit, doli se amerikanët kishin mbajtur nën kontroll prej kohësh Komisionin Evropian. Një tjetër mister, por jo i vetmi. Kush jeton prej kohësh në Bruksel, kujton vdekjen e diplomatit serb në dhjetor 2012, i cili u hodh nga parkingu i aeroportit, rast i cili u mbyll shumë shpejt. Pa kaluar shumë kohë, një drejtues i Exxon u qëllua për vdekje me tre të shtëna, ndërsa dilte nga një restorant italian. Gjithçka ju duket normale?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button