Bota

Sot takimi Putin-Erdogan. Çfarë pritet?

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan sot do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, me të cilin do të bisedojë për konfliktin në Siri dhe Irak, për marrëdhëniet ekonomike dhe energjetike si dhe për përpjekjet për të luftuar terorizmit.

Vizita e Erdoganit në Moskë, vjen në kohën e rritjes së tensioneve mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Erdogan është kritikuar rëndë nga autoritetet gjermane pasi ka akuzuar Berlinin për “praktika naziste”, pasi disa qytete gjermane anuluan tubimet e planifikuara nga ministriat e qeverisë turke.

Tubimet kishin për qëllim që të fitonin mbështetjen e votuesve turq që jetojnë në Evropë për referendumin e prillit në Turqi, i cili do t’i zgjeronte fuqitë kushtetuese Erdoganit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u ka thënë gazetarëve se “ky është proces për normalizimin e mëtejmë të raporteve pas disa momenteve krize”.

Turqia dhe Rusia mbështesin palë të kundërta në luftën në Siri.

Raportet e tyre po ashtu u përkeqësuan kur avionët turq rëzuan një avion luftarak rus në nëntorin e vitit 2015.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button