Home / Rajoni / Maqedonia / Zaev flet si kryeministër, paraqet programin e qeverisë

Zaev flet si kryeministër, paraqet programin e qeverisë

Zoran Zaev nuk pret më. Lideri socialdemokrat prezantoi në Shkup programin e tij qeveritar, duke theksuar se qeveria e re do të angazhohet për anëtarësim në NATO dhe BE dhe se do të vazhdojë maksimalisht përpjekjet për zgjidhjen e krizës.

“Askush nuk ka të drejtë t`i bllokoje proceset demokratike”, ka thënë Zaev, i cituar nga televizioni “Alsat”. Udhëheqësi opozitar e përshkroi veten si një politikan me përgjegjshmëri të lartë, që mori mbështetjen e shumicës së qytetarëve në zgjedhje, të cilët loja e rrezikshme e Gruevskit dhe Ivanovit, nuk duhet t’ju shqetësojë më tej.

Parimet e programit janë të thjeshta: zhvillim ekonomik, kthim i demokracisë dhe sundim i së drejtësi, integrim në NATO dhe BE. Pak ditë më parë, Zaev i tha gazetës irlandeze “Irish Times” se mund të kërkojë miratimin e parlamentit për krijimin e qeverisë së re, duke anashkaluar kështu kompetencat e presidentit Gjorgje Ivanov, i cili u kthye në pengesën e zgjidhjes së ngërçit të krijuar në vend me refuzimin për t’i dhënë kreut opozitar mandatin e krijimit të qeverisë. Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier deklaroi në përfundimin e vizitës dy ditore në Shkup se rezultatet e zgjedhjeve të dhjetorit sigurojnë një bazë solide për krijimin e ekzekutivit dhe i bëri thirrje Parlamentit të nisë punën në përputhje me parimet demokratike.

Ivanov mori dhe një tjetër goditje në përpjekjet e tij që platformën shqiptare ta hedhin poshtë dhe ndërkombëtarët.

Bashkimi Europian nuk e mori në konsideratë letrën e presidentit maqedonas dhe në përgjigjen drejtuar mediave vendase, tha se nuk i ndryshon asnjë presje qëndrimit të shefes së tij të diplomacisë, Federica Mogherini.

Leave a Reply

Your email address will not be published.