Kronika

Aksident tragjik në Rodos, vdesin shqiptarët babë dhe bijë

Babë e bijë vdesin tragjikisht në një aksident në Rodos. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në ishull dhe viktimat janë dy shqiptarë.

Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur në Vliha në Rodos, kur makina u devijua nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Viktimat, të moshës 60 dhe 30 vjeç, me origjinë nga Shqipëria u transferuan menjëherë me ambulancë në Qendrën e Shëndetit Archangel, por gjetën vdekjen. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button