ParlamentarePolitika

BMM, KQZ: OJF-të të sjellin kandidatët deri më 25 mars

Organizatat jofitimprurëse që operojnë në fushën e medias duhet të dorëzojnë emrat e kandidatëve për Bordin e Monitorimit të Medias (BMM) për zgjedhjet e qershorit brenda datës 25 mars.

Sipas zëdhënëses së KQZ-së, mbi gjysma e këtyre OJF-ve nuk kanë marrë njoftimin e këtij institucioni, pasi adresat e regjistruara në Gjykatë rezultojnë të pasakta.

“KQZ konstatoi me shqetësim se një pjesë e organizatave nuk e kanë marë njoftimin. Nga 83, 57 prej tyre nuk e kanë marrë njoftimin, dhe sipas përgjigjes së shërbimit të postës, shkak ka qënë fakti se adresat që janë marrë nga vendimet e gjykatës nuk janë të sakta”, tha Drilona Hoxha, zëdhënëse e KQZ-së.

OJF sipas ligjit duhet të sjellin propozimet me jo më pak se tre kandidatë për anëtar të Bordit të Monitorimit të Medias. Këta kandidatë duhet të plotësojnë kriterin e të qënit me arsim të lartë, eksperiencë si gazetar në televizion apo median e shkruar jo më pak se tre vjet, të mos jetë i dënuar dhe të mos jetë anëtar i forumeve drejtuese të partive politike në tre vitet e fundit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button