Home / Ekonomia / Ministri Ahmetaj firmos për vettingun: Pushteti nuk merret në tavolinë, por me votë

Ministri Ahmetaj firmos për vettingun: Pushteti nuk merret në tavolinë, por me votë

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka firmosur sot peticionin në mbështetje të procesit të vettingut. Duke e cilësuar këtë si një moment me rëndësi për realizimin, Ahmetaj tha se ky proces shpejton anëtarësimin e vendit në BE.

Në një deklaratë për mediat, ministri i Financave ka komentuar edhe bojkotin e opozitës, duke u shprehur që pushteti nuk merret në tavolinë, por përmes votës.

“Zgjedhjet janë një proces normal demokratik në Shqipëri, pavarësisht mungesa të standardeve diku më shumë diku më pak në këto 25 vite. Zgjedhjet e 2017 do të jenë akoma më të mira. Ne arritëm të bënim zgjedhje atëherë në 2013 kur në krye të qeverisë ishte një person që e ka djegur Shqipërinë, e ka vjedhur Shqipërinë, e vrau atë më 21 janar. E megjithatë vullneti i popullit është i pakthyeshëm. Pushteti nuk merret në tavolinë. Pushteti nuk është në duart e 2 -3 organizatorëve të çadrës. Pushteti vjen përmes votës, dhe nuk është në favor të një personi që e ka ndjerë humbjen, por vjen në favor të qytetarëve”, tha Ahmetaj.

Sa i takon reformës në drejtësi, ministri i Financave u shpreh se ky proces jo vetëm reformon sistemin gjyqësor në vend, por rrit ekonominë, punësimin, dhe investimet e huaja në vend.

“Me kënaqësi i jam bashkuar nismës qytetare për të firmosur pro vettingut. Reforma në drejtësi është platforma kryesore e reformave të vendit, dhe çdo qytetarët sot e ka vëmendjen tek ky moment, tek kjo reformë, pasi sot të gjithë janë bindur se Reforma në Drejtësi e çon Shqipërinë afër BE, e bën Shqipërinë demokratike, e bën Shqipërinë më të drejtë. Reforma në drejtësi, vettingu në rastin konkret, ekonomia, punësimi nuk janë aspak të ndara. Dje doli anketa e punësimit, dhe papunësia ka rënë në Shqipëri.

Ne jemi të bindur se ende në Shqipëri ka qytetarët që kanë nevojë për punë. Pa një drejtësi ashtu siç duhet, pa një proces reformash të thellë nuk ka punësim. Ndaj të gjithë ne e shohim reformën në drejtësi njësh me ekonominë, rritjen e punësimit. Reforma në drejtësi nuk është një reformë për hir të reformave, por është një reformë për më shumë punësim, për një ekonomi më të mirë.

Reforma në drejtësi do të shumë më shumë investime vendase e të huaja, më shumë investim. Kush do vinte të investonte në një vend ku nuk ka drejtësi, ku nuk ka garanci kontraktuale. Reforma do të garantojë më shumë të ardhura për shqiptarët. Duhet ta shohim reformën në drejtësi si një instrument të lidhur me jetën e përditshme”, tha Ahmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.