Home / Politika / Meta shkresë për kryetarët e komisioneve: Kontroll qeverisë

Meta shkresë për kryetarët e komisioneve: Kontroll qeverisë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ju kërkon Komisioneve Parlamentare që të monitorojnë qeverinë sipas një kalendari kontrolli dhe monitorimi për çdo fushë përgjegjësie.

Në këtë dokument thuhet se zbatimi i pikave të këtij Plani Veprimi do të monitorohet dhe se reflektimi në këto pika është i lidhur ngushtë me procesin integrues.

“Raporti i KE-së i vitit 2016, vlerëson se Kuvendi i Shqipërisë ka bërë progres, por gjithashtu paraqet dhe disa gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e mëtejshëm, si: Forcimi i rolit të Këshillit Kombëtar të Integrimit, përmirësimin e koordinimit me ekzekutivin, përmirësimin dhe funksionimin e rezultateve të punës së komisioneve hetimore parlamentare dhe rritja e përdorimit të mekanizmave të tjera të kontrollit parlamentar. Ju kërkoj angazhimin maksimal në realizimin në kohë dhe me cilësi të masave të parashikuara. Zbatimi do të monitorohet përmes një raportimi periodik çdo dy muaj që Shërbimet e Kuvendit do t’i dërgojnë Kryetarit të Kuvendit dhe Konferencës së Kryetarëve”, thuhet ndër të tjera në letrën e firmosur nga Ilir Meta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: