Home / Bota / Rusia dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin

Rusia dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin

Duke hedhur pas krahëve tensionet e së shkuarës, presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Rexhep Taip Erdoan, u takuan të premten në Moskë, me qëllim rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe arritjen e një zgjidhjeje politike në konfliktin sirian. Dy krerët e shteteve konfirmuan vullnetin për një etapë të re dhe rikthimin e besimit reciprok, pas rrëzimit të avionit luftarak rus nga Turqia në  nëntor të 2015-ës.

Recep Tayyip Erdogan (President i Turqisë)

Unë mendoj se sot elemente kyçe në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, janë industria e mbrojtjes, sektori i energjisë dhe sektorë të tjerë”.

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtës i referohet bisedimeve Turqi-Rusi për blerjen nga Turqia të sistemit të mbrojtjes ajrore ruse S-400, marrëveshje që është në fazën përfundimtare. Ankaraja aspiron të bëhet një superfuqi rajonale, dhe synon  që me mbështetjen e Rusisë të ndërtojë sa më shpejt centralin bërthamor në Akuju. Kjo do të ndryshojë ekuilibrat në rajon pasi Turqia po bëhet gjithnjë e më sfiduese në Egje, ku tensionet me Greqinë kanë të shpeshta. Siç u bë e njohur, Fondi  Rus i Investimeve Direkte dhe Kompania turke e Rilindjes se Ndërtimit do të investojnë 200 milion euro secila në projekte të infrastruktures dhe spitaleve në Rusi.

Presidenti Putin e vuri theksin te bashkimi i forcave me aktorët e tjerë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbylljen ekonfliktit.

Vladimir Putin (President i Rusisë)

“Duhet ta them me sinqeritet se për arritjen e zgjidhjes politike, situata mbetet e ndërlikuar pasi ka ende shumë pasiguri, por jam optimist se duke bashkuar forcat me aktorët e tjerë, përfshirë edhe SHBA-të, do të ecim përpara në arritjen e zgjidhjes politike”.

Presidenti Putin deklaroi se sanksionet e vendosura ndaj Ankarasë, si ndalimi i shtetasve turq të punojnë në Rusi, apo bllokimi i turistëve rusë të pushojnë në Turqi, do të hiqen së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.