Home / Te ndryshme / Po jepte intervistë me BBC, por fëmijët i shkatërrojnë gjithçka (Video)

Po jepte intervistë me BBC, por fëmijët i shkatërrojnë gjithçka (Video)

Ajo që nisi si një intervistë shumë serioze në “BBC News” u kthye në videon më të shpërndarë në botë ditën e sotme falë ndërhyrjes së fëmijëve.

Profesori Robert Kelly kishte veshur kostum, vendosur kollare dhe po fliste për Korenë e Jugut në një intervistë live për “BBC News”, kur në dhomë hyri goca e tij.

U përpoq ta largonte por pa sukses, ndërkohë në dhomë hyri edhe fëmija i tij i dytë.

Sikur të mos mjaftonte kaq, vrullshëm hyn në dhomë edhe një grua, e ndjerë në faj ndoshta ngase mund ta ketë pasur detyrë t’i mbante larg gjatë intervistës.

Profesori kërkoi ndjesë për hyrjen e fëmijëve në transmetim live, por në fakt edhe mund të mos e kishte bërë. Falë tyre kjo intervistë ka thyer rrjetin ditën e premte.

Leave a Reply

Your email address will not be published.