Home / Kronika / Ishte kthyer në tmerrin e italianëve, riatdhesohet në Shqipëri për të pestën herë “Arsen Lupeni”

Ishte kthyer në tmerrin e italianëve, riatdhesohet në Shqipëri për të pestën herë “Arsen Lupeni”

Lirohet shqiptari që terrorizoi qytetin e Peruxhas me vjedhje. Mësohet se 31-vjeçari, i cili u arrestua më 9 dhjetor të vitit të kaluar, i cili thirrjen me nofkën ‘Arsen Lupeni’, mbrëmë është riatdhesuar, duke u dërguar në Shqipëri.

‘Ansa’ shkruan se ky ishte riatdhesimi i pestë për shqiptarin, i cili ishte kthyer në tmerr, kryesisht për studentët e universitetit që jetojnë në qendrën historike të Perugias, ndërsa u vidhte atyre telefona, kompjutera, kuleta, apo sende të tjera me vlerë.

Shqiptari është nisur nga Fiumincino drejt Tiranës. Nga hetimet rezultoi se shqiptari ishte deportuar katër herë, por ai sërish ishte kthyer në mënyrë të fshehtë, duke shkuar në Italinë veriore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.